Gjendet i vdekur roja i varrezës së makinave
LAÇ - Gjendet i vdekur roja e një varreze makinash në qytetin e Laçit. Trupi i pajetë i Qemal Hasollit, 55 vjeç u gjet brenda një furgoni të prishur mëngjesin e djeshëm. Sipas policisë, në trup ai nuk kishte shenja dhune, duke hedhur dyshime për një vdekje të ardhur nga i ftohti ose asfiksia brenda makinës. Dyert dhe dritaret e makinës kanë qenë të mbyllura plotësisht dhe mendohet se gjatë natës të jetë provokuar asfiksia. Trupi i Hasollit, me origjinë nga Librazhdi, do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Dyshohet se ai mund të ketë pësuar dhe ndonjë infarkt, si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë orëve të natës. Tre viktima të tjera u shënuan ditët e fundit si pasojë e ftohjes së motit në të gjithë vendin. r.n