Prokuroria, burg dhe gjoba për tatimorët e arrestuar
Prokuroria kërkon burg dhe gjobë për tatimorët e arrestuar pak kohë më parë. Prokuroria e Tiranës, në konkluzionet përfundimtare gjatë seancës së djeshme kërkoi jo vetëm burg për tatimorët e arrestuar, por dhe gjobë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të.
Për Flamur Mallkuçin u kërkua 4 vjet dhe 18 milionë lekë gjobë; për Gent Murthin 4 muaj dhe 12 milionë lekë gjobë, për Dritan Metanin 3 vjet dhe 10 milionë lekë; për Migen Katroshin 2 vjet dhe 6 milionë lekë gjobë; për Arjan Pashajn 2,6 vjet dhe 6,5 milionë lekë gjobë; për Klodian Myftarin një vit e 3 milionë lekë gjobë dhe për Aurel Stenollin 1 vit burg. Pas fjalës së prokurorit, gjyqtari i çështjes, Ilir Çeliku, iu la disa ditë kohë avokatëve për të përgatitur dhe ata konkluzionet përfundimtare për mbrojtjen e klientëve të tyre. Pak muaj më parë, policia bëri publike se gjatë operacionit “Gjoba e fundit” u arrestuan pesë tatimorë dhe një sekser. Të arrestuarit ishin Flamur Mallkuci, ish-shef i Policisë Tatimore, Migen Katroshi, shofer i grupit të Policisë Tatimore, Genci Murthi, oficer sektori, Dritan Metani, oficer, Aurel Cenolli, oficer dhe Klodian Myftari, ekonomist i kompanise private, “Tar Tenda”. Grupi u ndalua pas një hetimi prej më shumë dy muajsh, nga Sektorit i Krimit Ekonomik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa akuzohen se u kishin vënë gjoba disa subjekteve private dhe këto të fundit denoncuan. Gjatë kontrollit në banesa u bllokuan edhe 10 mijë dollarë.
5 Mars 2008