Gjendet i vrarë në Vaun e Dejës 32-vjeçari
18/01/2009 Dy persona me maska e qëlluan 8 herë
SHKODER- Një shtetas 32-vjeçar nga një fshat i Vaut të Dejës është qëlluar për vdekje me armë zjarri automatik pasditen e djeshme. Burimet policore shprehen se nga banorët e zonës është dhënë informacioni se në afërsi të fshatit Mnelë të Vaut të Dejës ndodhej i shtrirë pa lëvizur një shtetas, i cili e kishte kokën të mbuluar me gjak. Pas këtij lajmërimi blutë janë nisur menjëherë drejt vendit ku ndodhej viktima dhe kanë konstatuar se bëhej fjalë për shtetasin 32-vjeçar Paulin Përgjini nga fshati Mnelë i komunës Vig-Mnelë të Vaut të Dejës. Shtetasi Përgjini kishte vdekur si pasojë e qëllimit me armë zjarri në vendin e quajtur “Mali i Rrëzuar”, rreth 30 metra nga kisha e fshatit Mnelë. Burimet policore shprehen se fillimisht dyshohej për vetëvrasje, por duke qenë se pranë tij nuk ndodhej ndonjë armë zjarri, filluan hetimet në lidhje me konfliktet e mundshme që kishte pasur ky shtetas apo për konflikte të çastit në zonë, që mund të kishin përfunduar me vrasjen e tij. Të njëjtat burime sqarojnë se në bazë të informacioneve paraprake të grumbulluara nga strukturat përkatëse policore shtetasi Përgjini ishte qëlluar 8 herë me armë automatike nga dy persona me maska, të cilët kishin tentuar ta hidhnin në përroin e fshatit. Viktima ishte divorcuar me të shoqen para një viti, me të cilën nuk kishte fëmijë.