Kapen 1.1 kg heroinë, ndalohen 5 shtetas
18/01/2009 Destinacioni, gjimnazistët
FIER- Kapet një sasi prej 1.1 kg heroinë dhe prangosen 5 persona në qytetin Fierit. Sasia e heroinës u zbulua në mbrëmjen e djeshme, ndërsa pesë personat e ndaluar dyshohen se janë përdorues të lëndëve narkotike e shpërndarës të saj. Hetimet e para pas ngjarjes tregojnë se të ndaluarit mund të kenë pasur si qëllim trafikimin e heroinës në tregun vendas. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka qenë një operacion i mirorganizuar dhe i posaçëm i antidrogës që ka arritur të ndalojë 5 personat, mes të cilëve dhe një 75-vjeçar. Po të njëjtat burime pohojnë se të dyshuarve iu gjet 1.1 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e se ndalimi i tyre u bë pas një hetimi të detajuar. Prej disa ditësh uniformat blu të Fierit kishin survejuar grupin e trafikantëve, duke zbuluar se tregu i shitjes së lëndës narkotike ishin shkollat e mesme të qytetit dhe gjimnazistët fierakë. Burimet policore pohuan në një komunikatë për shtyp se një sasi prej 600 g u gjet në një banesë në Fier, ndërsa 500 g të tjera ishin të paketuara e të ndara në doza, të cilat iu gjetën të dyshuarve në çastin e arrestimit.