Mashtroi biznesmenin duke i marrë 200 mijë euro
18/01/2009 Arrestimi në burgun e Peqinit
TIRANE- Specialistët e seksionit kundër krimit financiar bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorisë për ndalimin e shtetasit 40-vjeçar Ardian Skënderi, i cili akuzohet për veprën penale të “mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve”. Nga burime pranë organit të akuzës mësohet se ndaj këtij shtetasi pak kohë më parë është regjistruar një kallëzim penal. Vetë kallëzuesi Klemend Kopaneci, i cili është edhe pronari i firmës ushqimore “Enigma”, pretendon se Skënderi me anën e mashtrimit ka mundur t’i marrë 200 mijë euro. 40-vjeçari Ardian Skënderi, që aktualisht vuan dënimin në burgun e Peqinit për një vepër tjetër penale, i është prezantuar Kopanecit si biznesmen që aktivitetin e tij e ushtronte në tregtimin e mallrave ushqimore dhe veshmbathjeve. Për të bindur pronarin e firmës “Enigma” ai i ka sjellë atij disa dokumente, të cilat tregonin se edhe Skënderi ishte administrator i firme private. I ndodhur në këto kushte, ai ka pranuar të bashkëpunojë me Ardin Skënderin, i cili për të blerë mall jashtë shtetit i ka kërkuar Kopanecit 200 mijë euro. Sapo ka marrë shumën e kërkuar, Skënderi ka shkëputur çdo kontakt me të. Ndërkohë pas kërkimeve 40-vjeçari nga Shkodra u arrestua në burgun e Peqinit.