E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria akuzë tjetër ndaj Shkëlzen Madanit

18/01/2009  Falsifikoi diplomën

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka ngritur një tjetër akuzë për ish-zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes Shkëlzen Madani. Tashmë ky i fundit do të akuzohet edhe për “falsifikim dhe përdorim të dokumenteve zyrtare”, pasi në lidhje me këtë vepër penale prokuroria ka zbuluar se diploma e tij është falsifikuar në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Këtë fakt prokurori i çështjes e ka provuar edhe në ballafaqimin e numrit të amzës, i cili nuk ka korresponduar me të dhënat që janë shkruar në diplomë. Aktualisht Shkëlzen Madani po hetohet në gjendje të lirë, pasi pak kohë më parë trupi gjykues i gjykatës së lartë vendosi që ai të lërë qelinë. Procesi hetimor ndaj Madanit ka nisur që në muajin janar të vitit 2008. Dy biznesmenë, të cilët kanë në pronësi të tyre gurore, kishin shkuar për të kërkuar leje në Ministrinë e Mbrojtjes për përdorim të lëndëve plasëse. Por kundrejt kësaj leje atyre u ishin kërkuar para nga zyrtarët e Ministrisë. Në këto kushte biznesmenët i janë drejtuar Task-Forcës, ku kanë denoncuar faktin e korrupsionit. Gjatë hetimeve ka rezultuar se veç Shkëlzen Madanit dhe Kadri Sulit të përfshirë ishin Aurela Çota dhe Ferdinand Hodo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›