E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet kufoma e Valbona Dalanit në rrënojat e pallatit

Gjate kerkimeve te trupave Gjirokastër, 10 Nëntor, 12:59, NOA - Policia dhe forcat e kërkimit në Gjirokastër sapo kanë gjetur një tjetër kufomë në rrënojat. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, trupi i pajetë i gjetur të jetë i 35-vjeçares Valbona Dalanit. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta, policore dhe ato të kërkim shpëtimit të brigadës së minierave që janë duke bërë kërkime. Lajmi konfirmohet nga drejtori i Përgjithshëm i Forcave Zjarrfikëse, Dilaver Laçi. Mendohet që dhe trupi i tretë të jetë afër vendit ku u gjet trupi i dytë. k.b/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›