E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me kanabis i dënuari për vjedhje

Pogradec, 10 Nëntor, 11:06, NOA - Vihet në pranga pasi kapet me kanabis sativa. Policia e Pogradecit, tha gjatë ditës së sotme për agjencinë e lajmeve NOA, se rreth orës 23:00, të mbrëmjes së djeshme është bërë arrestimi në flagrancë i Mariseli Karafili, 22 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij, sipas policisë, është bërë pasi në rreth orës 21:30 minuta është kapur në flagrancë me një sasi prej 7 dozash, bimë të ngjashme me atë të llojit kanabis sativa. Pas kësaj, policia tha se, ka kryer veprimet procedurale për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Më pas dosja me materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Pogradecit. a.f/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›