E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet kufoma në Laç, dyshohet se vdekja ka ardhur nga konsumi i alkoolit



Policia e Laçit ka identifikuar kufomën e gjetur në një pellg uji afër një fushe sporti në Mamurras. Trupi i pajetë i përket Lulzim Mallkuçit, 27 vjeç. Kufoma u gjet nga kalimtarë të rastit pasditen e djeshme. Sipas të dhënave nga policia, ka qenë një telefonatë e bërë në zyrën e Drejtorisë së Policisë së Lezhës, ku u njoftua për gjetjen e trupit të pajetë të 27-vjeçarit Mallkuçi. Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, u bë i mundur identifikimi i kufomës. Policia mori trupin dhe e çoi atë në morg për të nisur nga ekspertiza, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja e 27-vjeçarit të ketë ardhur nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Trupi i pajetë është transportuar për në morgun e spitalit të Laçit për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›