Gjendet në Kapshticë 15-vjeçarja e zhdukur
Autori i Lajmit: red.
Gjendet pas dy muajsh 15-vjeçarja e zhkukur. Minorenia me inicialet J.N tentoi të largohet drejt Greqisë, por është ndaluar nga policia kufitare. Policia ka mundur të gjejë në pikën kufitare të Kapshticës një 15-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e saj pa lënë adresë rreth dy muaj më parë. Burime nga policia bëjnë të ditur se e mitura me iniciale J.N, u largua nga banesa e saj në qytetin e Elbasanit më 17 shkurt të këtij viti dhe prej asaj dite, familjarët nuk kishin marrë asnjë sinjal për vendndodhjen e vajzës. Familjarët e 15-vjeçares denoncuan në polici zhdukjen e së miturës, duke deklaruar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më. Policia e Elbasanit nisi menjëherë hetimet për të lokalizuar vendndodhjen e të miturës. Kështu pas rreth dy muaj kërkimesh, 15-vjeçarja është gjetur ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në tentativë për t u larguar drejt Greqisë. Policia nuk bën me dije personat që shoqëronin vajzën, për shkak të hetimeve. Sipas të njëjtave burime, mësohet se po punohet për të zbardhur vendstrehimin e së miturës që nga dita kur ajo është larguar dhe identifikimin e personave që shoqëronin 15-vjeçaren. Kjo e fundit iu dorëzua familjarëve vetëm pak orë pasi dëshmoi në polici rrethanat e largimit të saj.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009