E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa të sigurta janë vaksinat e fëmijëve

Autori i Lajmit: red.
Në javën evropiane të imunizimit, autoritetet e shëndetësisë bëjnë apel për vaksinimin e fëmijëve për parandalimin e sëmundjeve infektive. Menaxherja e kalendarit të vaksinimit në vendin tonë, Erida Nelaj u shpreh dje në media se shumë shpejt kalendarit të vaksinave do t i shtohen edhe dy të reja. “Java evropiane e vaksinimit konsiston dhe me javën evropiane të Amerikës, pra sensibilizimi i kësaj jave është bërë global. Ka për qëllim të promovojë vaksinimin si një nga masat parandaluese të sëmundjeve infektive. Janë parashikuar të futen vaksina të reja. Ndoshta do të futet pneumokoku dhe më pas rotavirusi”, shprehet Nelaj. Gjatë viteve të fundit është rritur sensibilizimi i prindërve për të vaksinuar fëmijët. Ndërkohë që ajo garanton sigurinë e injeksioneve.“Mbulesa vaksinale në Shqipëri është shumë e lartë, është mbi 95% dhe në dozat e para arrin mbi 98%. Injeksonet janë shumë të sigurta, përveç sigurisë që ofrojnë vaksinat, sepse vaksinat që ne përdorim janë të prekualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, - thotë Nelaj. Vetëm dy muaj më parë në kalendarin e vaksinave u shtua dhe ajo pentavalente për fëmijët dy dhe katër muaj, të cilët i mbron nga 5 sëmundje njëkohësisht.

Ky lajm është publikuar: 24/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›