PS e PD bien dakord për kartat e identitetit, pritet të zyrtarizohet me VKM
Një vendim i Këshillit të Ministrave, i cili pritet të dalë së shpejti, parashikon disa masa për zgjidhjen e çështjes së kartave të identitetit, ku merren parasysh edhe kërkesat e opozitës. Një ndër kërkesat e opozitës, është edhe dhënia me 2000 lekë të vjetra e kartës së identitetit për ata qytetarë shqiptarë që nuk kanë pasaporta. Burime pranë grupit të ekspertëve pranë PS e PD bëjnë të ditur se janë refuzuar disa kërkesa të opozitës, siç ishte hapja e sporteleve të posaçme për shtetasit pa pasaportë. VKM që pritet të dalë së shpejti parashikon që shtetasit që nuk kanë pasaportë mund të blejnë kuponët e kartave të identitetit me 2000 lekë të vjetra, diferenca u paguhet më vonë, bazuar në tarifat që i janë vënë kategorive të ndryshme të shtetasve pa pasaportë. Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikohet të zhbllokojë procesin e pajisjes së qytetarëve pa pasaportë me karta identiteti.