Pensionistët, ja ku do të merret kompensimi prej 1000 lekësh
Autori i Lajmit: red.
"Nuk do të paguajnë për t u pajisur me këtë kupon, duke sqaruar se "në pensionin e parë, pas tërheqjes së kuponit, atyre do t u mbahet nga pensioni mujor shuma prej 200 lekësh të reja"
”Lidhur me mënyrën se si do të kompensohen ata shtetas që përfitojnë nga vendimi i fundit i Qeverisë, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, sqaroi të gjithë ata qytetarë, të cilët e kanë marrë kartën e identitetit, dhe përfitojnë nga vendimi për kompensim, të paraqiten për t u regjistruar pranë zyrave postare”
Të gjithë pensionistët të cilët duhet të tërheqin kompensimin për dokumentin elektronik duhet të regjistrohen në zyrat postare. Sipas burimeve nga Posta Shqiptare pensionistët, të cilët janë përfitues të këtij shërbimi, do të tërheqin kompensimin prej 1000 lekësh të reja, bashkë me pensionin mujor. Ndërsa ata shtetas që ende nuk e kanë tërhequr kuponin nuk do të paguajnë për t u pajisur me këtë kupon. Por, në pensionin e parë, pas tërheqjes së kuponit, kësaj kategorie do t u mbahet nga pensioni mujor shuma prej 200 lekësh të reja. Sipas burimeve në zyrat postare do të kompensohen të gjithë pensionistët e qytetit, me një nivel të ulët pensioni, pensionistët e fshatit, studentët, si dhe të gjitha ata, të cilët kanë në ngarkim njerëz me pamundësi fizike dhe përfitojnë një kompensim ekstra. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, e cilësoi të rëndësishëm për ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me dokumentet e reja elektronike, vendimin e fundit të Qeverisë lidhur me "kompensimin e një shtrese në nevojë", sipas të cilit, ky vendim është edhe një lehtësi për ata qytetarë, në pamundësi ekonomike, që të pajisen me dokument identiteti, sipas të gjitha standardeve". Duke e vlerësuar si një arritje për të gjithë shqiptarët, Gorea tha se "tashmë shqiptarëve u është ofruar një dokument evropian, me standardet më të arritura". Lidhur me mënyrën se si do të kompensohen ata shtetas që përfitojnë nga vendimi i fundit i Qeverisë, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, sqaroi të gjithë ata qytetarë, të cilët e kanë marrë kartën e identitetit dhe përfitojnë nga vendimi për kompensim, të paraqiten për t u regjistruar pranë zyrave postare. Gorea sqaroi gjithashtu të gjithë pensionistët, të cilët janë përfitues të këtij shërbimi se "në pensionin e parë pas regjistrimit në zyrat postare, ata do të marrin kompensimin prej 1000 lekësh të reja, bashkë me pensionin mujor”. Për ata shtetas që ende nuk e kanë tërhequr kuponin , Gorea bëri të ditur se "nuk do të paguajnë për t u pajisur me këtë kupon, duke sqaruar se "në pensionin e parë, pas tërheqjes së kuponit, atyre do t u mbahet nga pensioni mujor shuma prej 200 lekësh të reja".
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009