Publikohen shkeljet e Prokurorisë në hetimin e Lulzim Bashës
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Durrës-Kukës
Gjykata e Lartë ka bërë shpalljen e vendimit për dosjen “Durrës-Kukës”. Në vendimin e dhënë Kolegji Penal, i kryesuar nga Spiro Spiro, ka renditur edhe të gjitha shkeljet ligjore të konsumuara nga Prokuroria gjatë kryerjes së hetimeve. Sipas argumentimit të Gjykatës së Lartë, organi i akuzës nuk ka respektuar të drejtat e personave të akuzuar, pasi nuk i ka njohur ata me akuzën si dhe veprimet e kryera kanë qenë tepër formale. Gjithashtu, Kolegji Penal është shprehur se Prokuroria nuk ka respektuar tre vendime të gjykatës dhe “çelsi” për të hapur derën e gjykatës, që është kërkesa për gjykim, është jashtë afateve kohore.
Kërkesa
Sipas gjykatës, lidhur me rëndësinë e këtyre akteve procedurale gjykata sjell në vëmëndje faktin që, si për dërgimin e çështjes në gjyq, ashtu edhe për kërkesën për gjykim (akte këto, të cilat lidhen ngushtësisht me njëri-tjetrin), ligjvënësi shqiptar ka vendosur standard mjaft të lartë në drejtim të garantimit të të drejtave të personave, të cilët, megjithëse kanë cilësinë e të pandehurit, para se çështja në ngarkim të tyre të dërgohet në gjyq, duhet t u vihen në dispozicion (vetë atyre ose mbrojtësve) të gjitha aktet e procedimit penal që u përkasin atyre. Ligjvënësi ka pë rcaktuar procedura qartësisht të shprehura (eksplicite), respektimi me përpikëri dhe rigorozitet i të cilave garanton, në mënyrë efektive, të drejtat e personit të njohura nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe Kushtetuta e Shqipërisë për një proces të rregullt ligjor.
Gjykata sqaron se lidhja e ngushtë midis vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq, nga njëra anë dhe kërkesës për gjykim, nga ana tjetër, konsiston në faktin që, bazuar në përmbajtjen e dispozitës së nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale (e cila titullohet “Dërgimi i çështjes në gjykatë”, në të cilën përcaktohet përmbajtja e kërkesës për gjykim dhe renditen elementet përbërëse të saj), ligjvënësi ka vënë si parakusht që, para se të hartohet nga prokurori kërkesa për gjykim, duhet të jetë marrë prej tij vendimi për dërgimin e çështjes në gjyq. Ndërsa, për marrjen e këtij vendimi (vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq), po nga prokurori (bazuar në përmbajtjen e pikës 2 të dispozitës së nenit 327 të Kodit të Procedurës Penale), ligjvënësi ka vendosur, si parakusht imperativ, që ai duhet të jetë siguruar më parë që i pandehuri ose mbrojtësi i tij janë njohur me aktet e çështjes.
Aktet e pavlefshme
Nga mënyra e formulimit të kësaj dispozite del që njohja me aktet e çështjes nuk duhet kuptuar si një veprim thjesht formal. Ligjvënësi, duke përdorur shprehjen sipas së cilës, “... prokurori, pasi ... sigurohet që i pandehuri ose mbrojtësi (i tij) është njohur me aktet (e çështjes), vendos ... dërgimin e çështjes në gjykatë”, kërkon siguri të plotë për sa i përket procesit të realizimit të njohjes së këtyre akteve nga personi që i nënshtrohet ndjekjes penale dhe për të cilin kryhen apo kundër të cilit drejtohen veprimet e prokurorit në fazën e hetimeve paraprake, përfshirë edhe ato veprime, të cilat emërtohen “Akte procedurale”, sikundër janë edhe vendimi për dërgimin e çështjes në gjykatë dhe kërkesa për gjykim. Për rrjedhojë, meqenëse të gjitha aktet procedurale të këtij procedimi penal, të cilat u deklaruan të pavlefshme me vendimet gjyqësore të formës së prerë që u përmenden më lart, përfshihen, sikundër u argumentua, në ato akte që kanë të bëjnë me të drejtën e prokurorit për ushtrimin e ndjekjes penale (në kuptimin që jepet për pavlefshmërinë absolute të akteve procedurale në shkronjën “b” të dispozitës së nenit 128 të Kodit të Procedurës Penale), të gjitha këto akte janë absolutisht të pavlefshme.
Justifikimi i Prokurorisë pa bazë ligjore
Gjithashtu, Kolegji Penal ka argumentuar edhe justifikimin e Prokurorisë për përfundimin e afateve. Në vendim Spiro Spiro u shpreh se ky justifikim është i pabazuar në ligj dhe nuk përbën fakt për vazhdimin e hetimeve jashtë afateve. Në shpallje të vendimit, Spiro u shpreh se “për sa i përket justifikimit të përfaqësuesve të Prokurorisë së Përgjithshme për përpilimin e disa akteve të rëndësishme procedurale brenda së njëjtës ditë (05.12.2008), akte këto që u përmendën më lart, argumenti i përfundimit, sipas tyre, të afatit të hetimit të çështjes të nesërmen, më 06.12.2009, nuk ka bazë ligjore”.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009