E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në Tiranë makina e vjedhur e mesfushorit të Milanit, Genaro Gattuzo



Policia e Tiranës sekuestroi një “Fuoristradë”, e cila ishte vjedhur në Itali, në pronësi të futbollistit të Milanit, Genaro Gattuzo. Makina e llojit “Range Rover” prej disa kohësh qarkullonte në kryeqytet, me targat TR 0056 P, ndërsa në vendin fqinj ajo kishte targën CW 542 YG. Sipas burimeve zyrtare, makina është vjedhur në Itali në datën 2 tetor 2006. Pas marrjes së informacioneve operative mbi vendndodhjen e makinës në Shqipëri, policia dhe Sektori i Antitrafiqeve kanë ndaluar dje drejtuesit e disa automjeteve “Range Rover” ndërsa gjatë kësaj procedure, u zbulua edhe makina e futbollistit. Automjeti ishte denoncuar i humbur në Itali, ndërsa Interpoli është vënë në ndjekje të çështjes. Bllokimi i makinës në Tiranë u bë në bazë të një hetimi disamujor të zhvilluar në rrugë operative nga uniformat blu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›