E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet në bunker 34-vjeçari "i zhdukur"

Gjendet brenda në një bunker një 34-vjeçar i larguar nga banesa e tij në rrethin e Librazhdit disa ditë më parë. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, Luan Alliu, nga fshati Çerçan i Komunës së Hotolishtit, është gjetur pas dhjetë ditëve kërkimesh nga forcat e rendit. Mësohet se 34-vjeçari ishte larguar pa adresë mëngjesin e 6 qershorit të këtij viti dhe familja e denoncoi zhdukjen e tij në polici më 9 qershor. Duke iu referuar të njëjtit burim, mësohet se në orët e para të ditës së djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Librazhdit është bërë e mundur gjetja e Alliut. Mësohet se ai për afro dhjetë ditë kishte jetuar duke kërkuar ushqime nëpër banesat e fshatarëve të zonës, ndërsa në darkë flinte në një bunker në shpatet e malit të Shebenikut, rreth dy orë larg shtëpisë së tij. Policia e ka gjetur fare rastësisht, rreth orës 01:00 të së martës, duke fjetur brenda në bunker. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se ish-emigranti, ishte grindur në familje pasi ishte kthyer pa asnjë kursim nga puna në Greqi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›