E Diel, 1 Nëntor 2026

Varfëria, var veten babai i pesë fëmijëve

Një tjetër vetëvrasje është shënuar dje në qytetin e Kukësit. Zyber Dida, 47 vjeç nga fshati Breglum, banues prej disa vitesh në qytetin e Kukësit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar. Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë, kur familjaret e kanë gjetur atë në vathën e bagëtive. Burime të policisë së Kukësit tregojnë se 47-vjeçari e ka kryer aktin e vetëflijimit në kushte të depresionit të thellë, si dhe nën efektin e alkoolit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të viktimës, për të zbardhur shkaqet e vërteta që çuan në vendimin fatal babanë e pesë fëmijëve, tashmë të mbetur jetimë. Nga dëshmitë paraprake, mësohet se shkak ka qenë depresioni, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga papunësia dhe kushtet ekonomike ku jetonin Didët, ndërsa të afërmit pohojnë se 47-vjeçari kishte shfaqur edhe më herët shenja depresioni. Ai e mbante familjen, duke punuar sa herë t‘i jepej mundësia në punë krahu dhe ishte vendosur me shtëpi në lagjen e re të qytetit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›