E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në lumin Vjosë kufoma e një gruaje 55 vjeçe

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur dje pasdite në breg të lumit Vjosë, në rrethin e Përmetit. Burime të policisë lokale bënë të ditur se bëhet fjalë për shtetasen Sanie Hasani, 55 vjeçe, banore e këtij rrethi. Sipas burimeve, trupi i pajetë i gruas u gjet rastësisht nga disa kalimtarë, të cilët lajmëruan më pas policinë. Mësohet se Policia dhe Prokuroria e Përmetit kanë ngritur menjëherë një grup hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nga këqyrja e kufomës, ekspertët e kriminalistikës arritën në përfundimin se mund të bëhet fjalë për një vdekje aksidentale, apo një vetëvrasje, pasi nuk dallohet asnjë shenjë dhune. Policia ka marrë në pyetje disa të afërm të viktimës, të cilët mund të hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›