Rrëzohet projekt buxheti 2009 i Bashkisë së Tiranës
Bashkia e Tiranës nuk ka një buxhet të miratuar për vitin 2009, ndonëse ky dokument duhej të aprovohej që në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Këshilli Bashkiak edhe në mbledhjen e djeshme e ka rrëzuar projekt buxhetin 2009 të paraqitur nga Bashkia e Tiranës. Votave kundër të këshilltarëve të Partisë Demokratike i janë bashkuar edhe ato të përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku përjashtim ka bërë vetëm abstenimi i këshilltares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Projektbuxheti i bashkisë për 2009-ën nuk ka mundur të kalojë provën e votës së këshilltarëve bashkiakë pas pretendimit të demokratëve për prezencën e munguar të kryebashkiakut Edi Rama. Sikundër edhe në mbledhjen e fundit të dhjetorit, ata kanë kërkuar që kreu i Bashkisë së Tiranës të jetë prezent dhe të japë shpjegimet e duhura për zërat e këtij projektbuxheti. Ndërkohë që mungesës së Ramës në këtë mbledhje, këshilltarët e PD-së i kanë shtuar edhe atë që e kanë cilësuar si "mungesë reflektimesh në projektbuxhet". Sipas tyre, ky dokument nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga mbledhja e fundit, ndaj dhe e kanë rrëzuar. Nga ana tjetër kanë akuzuar se edhe fondi i komunitetit prej 10 për qind, një risi kjo e përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, "nuk është transparent dhe do të përdoret për qëllime elektorale prej socialistëve". Këtyre aludimeve i janë kundërpërgjigjur menjëherë këshilltarët socialistë, të cilët kanë shpjeguar se detajimi i buxhetit është krejtësisht kompetencë e kryetarit të bashkisë, ndaj e kanë vlerësuar si të parëndësishëm qëndrimin në këtë pikë. Sipas tyre, ky projekt buxhet garanton transparencën maksimale edhe për faktin se ai është ngritur mbi bazë të një anketimi të nevojave komunitare, si dhe mbi një dialog e konsultim të gjerë e gjithëpërfshirës të mendimit qytetar. Kjo ka qenë një tjetër pikë që ka ndezur debatin tashmë të përhershëm mes këshilltarëve të kampeve të ndryshme politike.