Berisha: Objektivi ynë - zgjedhje sipas standardeve
12/12/2008 KE vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria
Shefi i Departamentit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Europian, Dirk Lange, vlerësoi dje reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Gjatë takimeve të zhvilluara me Kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli, Lange tha se Shqipëria po ecën çdo ditë me hapat e duhur në rrugën e zhvillimit dhe integrimit europian. Gjithashtu ai theksoi se arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare gjatë vitit të kaluar, të cilat u vlerësuan nga raporti “Të bësh biznes”, nga raporti i Transparency International, si dhe arritja e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, u evidentuan edhe nga raporti i fundit i Komisionit Europian për Shqipërinë. Lange falënderoi qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në hartimin e këtij raporti, si dhe shprehu vendosmërinë e KE-së për të vazhduar këtë bashkëpunimin dhe për të dhënë mbështetjen dhe përkrahjen e plotë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjatë takimit Kryeministri Berisha theksoi se puna e qeverisë është fokusuar tashmë në intensifikimin e përpjekjeve dhe reformave për të përshpejtuar plotësimin e të gjitha standardeve që kërkojnë hapat e mëtejshëm të integrimit europian të vendit.