E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një arsenal armësh në autoveturën e braktisur

07/04/2005  DURRËS - Një automjet me targa të huaja, u gjet i braktisur në afërsi të qendrës së qytetit të Durrësit, i mbushur me armë zjarri dhe municione. Sipas burimevetë policisë lokale, mësohet se, pak orë më vonë, autovetura tip “Volkswagen”, me targa SË 04135,u gjet e braktisur te stacioni i vjetër i trenit. Në automjet u gjetën dhe bllokuan, dy automatikë të tipit “Skorpions” me silensiatorë të montuar, dy pistoleta, një sasi fishekësh dhe prova të tjera materiale, saktësuan burimet zyrtare të policisë së Durrësit. Ata thanë se janë duke hetuar mbi ngjarjen si dhe po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve, ndërsa dyshojnë për përgatitjen e një atentati të mundshëm, për vetë provat që u gjetën në makinën e braktisur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›