Vranë 19-vjeçarin për një qen, i rikthehet dosja në gjykatë
07/04/2005 Luto e Petrit Agalliu, at e bir, ishin dënuar me 32 vjet burg
BERAT – Rikthehet për rigjykim një dosje e ’97, ku të akuzuarit si autor, dy shtetas, babë e bir, ishin dënuar me 32 vjet heqje lirie. Pak ditë më parë mësohet se në Gjykatën e Faktit Berat është rikthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit Vlorë dosja e dy të dënuarve Luto e Petrit Agalliu të dënuar me 16 vjet burg secili për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Sulejmani, banor i lagjes “1 Maj” të qytetit të Kuçovës, vrarë në mesin e muajt shtator të vitit 1997-të. At e bir janë dënuar në mungesë në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar me 32 vjet burg dhe vetëm 5 ditë pas dënimit, më 12 dhjetor po të vitit të kaluar, policia e shtetit helen, në bashkëpunim me Interpolin shqiptar, kanë arritur të zbulojnë bazën e vendndodhjes të njërit prej vrasësve, atë të 49-vjeçarit Luto Agalliu, banor i të njëjtës lagje me viktimën dhe pas arrestimit e kanë ekstraduar në atdhe, duke e dërguar menjëherë në vendin e vuajtjes të dënimit. Por vetëm një javë pas ekstradimit, 49-vjeçari Luto Agalliu ka apeluar vendimin e dënimit në mungesë të dhënë për të dhe për të birin. Pas gati 3 muaj e gjysmë dosja e apeluar në Gjykatën e Apelit Vlorë ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës Parë të Beratit dhe vetëm dy ditë më parë gjyqtari Nazmi Troka ka filluar rigjykimin e kësaj dosje, duke kryer të gjitha procedurat nga e para. Në seancën e radhës, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Troka, ka thirrur dëshmitarë, të cilët nuk janë paraqitur. Sipas pohimeve nga zëdhënësja e gjykatës, shumë nga këta dëshmitarë do të merren në gjykatë të shoqëruar me polici për arsye sigurie, pasi sipas pretendimit të dëshmitarëve kanë pasur frikë të paraqiten në seancën gjyqësore për arsye sigurie. Ngjarja, për të cilën Luto Agalliu është dënuar në mungesë, ka ndodhur në mesin e shtatorit të vitit 1997, viktima Erjon Sulejmani ka qenë duke kaluar te lagjja “1 Maj” me kallashnikov në duar. Por, sa i ka dalë para qeni i Luto Agalliut, 19-vjeçari ka qëlluar drejt tij, duke e vrarë dhe më pas është larguar. Kur ka ardhur në shtëpi, pas një ore, Lutua ka mësuar ngjarjen dhe at e bir të armatosur kanë dalë në kërkim të vrasësit të qenit. Pasi e kanë gjetur para bashkisë të qytetit, kanë shkrehur mbi të një karikatorë kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, at e bir janë larguar në drejtim të paditur për t’u fshehur për gati 7 vjet në shtetin helen. Policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka siguruar provat e para ligjore dhe ka gjetur autorët e krimit është vënë në ndjekje të tyre. Organi i akuzës, pas hetimit, çoi dosjen në gjykatë dhe kjo e fundit pas disa seancash vendosi dënimin e at e bir me 16 vjet burg për secilin.