Shikonte telenovelën “E padjallëzuara”,15-vjeçarja vetëplagoset me çiften e babait

07/04/2005 Tjetër rast tentative vetëvrasjeje adoleshentesh
KORÇË – “Jam penduar për atë që kam bërë”. Kështu shprehet 15- vjeçarja Enkelejda Dajko, nga fshati Bregas, i rrethit të Korçës, e cila në orët e vona të ditës së martë, ka tëntuar të vrasë veten.
E shtruar në katin e dytë të urgjencës në spitalin civil të qytetit të Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore, ajo flet pak dhe me vështirësi.
“Isha duke parë telenovelën ‘E padjallëzuara’ dhe menjëherë pas mbarimit të saj shkova në dhomën time, duke marrë me vete edhe çiften e babait. Vendosa për t’i dhënë fund jetës sime të mjerë”, vazhdon Enkelejda.
Në momentin e ngjarjes, mësohet se adoleshentja ka qenë së bashku më motrën e saj 12-vjeçare, e cila, sipas familjarëve, është e vetmja që di pse-në e këtij veprimi, por ajo nuk flet.
Enkelejda është nxënëse e klasës së VIII në Bregas dhe me rezultate shumë të mira, shprehen familjarët. Deri tani ajo është sjellë shumë mirë dhe dukej sikur nuk kishte asgjë që e shqetësonte, por, me sa duket, jemi gabuar, vazhdojnë familjarët.
Familjarët e vajzës hedhin idenë kjo situatë mund të jetë krijuar për ndonjë djalë, por, gjithsesi, asgjë nuk dihet me siguri.
Burimet policore bëjnë të ditur se po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.
Aktualisht gjendja shëndetësore e 15-vjeçares sipas bluzave të bardha është ende e rëndë, por e qëndrueshme. Grupi i mjekëve dhe anestezistëve, që e operuan të dëmtuarën, kanë bërë të pamundurën për ta sjellë atë në jetë, pasi kur ajo ka mbërritur në spital ka qenë në gjendje koma. Nuk dihet ende si do reagojë organizmi i saj pas goditjes së marrë, shprehet një nga mjekët, pasi saçmet e çiftes i ka dëmtuar shumë pjesë të brendshme të trupit. Adoleshentja ka një paralizë të pjesshme te këmbët dhe nuk dihet nëse kjo do të jetë e përkohshme apo e përhershme, bëjnë të ditur burimet mjekësore.