E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia bllokon 275 kg Kanabis sativa

07/04/2005  VLORË – Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa, është bllokuar në orët e vona të ditës së djeshme në Vlorë. Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës, bënë të ditur se, rreth 275 kg lëndësh narkotike të tipi kanabis sativa, u bllokuan dje nga policia lokale. Sasia e drogës, u gjet e u bllokua në fshatin Treblevë, saktësuan të njëjtat burime. Pas bllokimit të kësaj sasie të konsiderueshme bimësh narkotike, mësohet se disa persona janë shopqëruar në polici, për sqarime të mëtejshme. Droga e bllokuar dje në Vlorë, është në vazhdën e sasive të tjera të bllokuara, ndërsa fshatrat e kësaj zone dhe banorët e tyre, janë të njohuar në “hartën” e policisë, si kultivues të bimës narkotike, që jo rrallë herë trafikohet drejt brigjeve italiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›