Teatri Skampa i Elbasanit rihap dyert
Pas 6 muajsh pa teatër, tanimë qytetarëve të Elbasanit i është rikthyer tembulli i artit, i cili u shkrumbua 4 gushtin e 2011-ës nga një zjarr aksidental.
E mbajtur pasditen e së mërkurës, ceremonia e inaugirimit të Teatrit Skampa bëri bashkë artistë, qytetarë të Elbasanit dhe zyrtarë të lartë. Të pranishëm qenë gjithashtu edhe ministri i Kulturës Aldo Bumçi, autoritetet lokale dhe artistë nga e gjithë Shqipëria.
Kësisoj teatri tanimë është sërish i artistëve dhe i qytetarëve. Në një ceremoni me përmasa të pazakonta, nuk mund të mungonin emrat e zëshëm të artit shqiptar, të cilët theksojnë se shpirit i tyre tashmë ka fituar qetësinë që i mundonte që prej datës së 4 gushtit. Por sërisht diçka i mundon këta artistë. Aktori Alfred Trebicka, thotë që Teatri ka humbur origjinalitetin e tij, por ka fituar besimin tek artistët dhe qytetarët.
Nuk besoja që teatri do të restaurohej, duke e ditur se si shkojnë punët në Shqipëri. Fatmirësisht e pata gabim, por kjo që u bë me godinë, do të duhet të bëhet edhe me vet teatrin tani në mënyrë që ai të jetë vërtet i qytetarëve-thekson aktoro Alfred Trebicka. Dhimosten Papa është një ndë të parët aktorë të teatrit Skampa, ish-drejtor i tij dhe këtë e cilëson si një ditë tepër të gëzuar për të gjithë, sepse sikundër thekson ai, Elbasanit ju rikthye shpirti.
Këngëtarja Ermira Babaliu e tenori Kastriot Tusha ishin vetëm dy ndër artistët e shumtë në këtë ditë të shënuar, artistë të cilët ishin në këtë sallë tanimë të rikonstruktuar.
Kjo ditë përurimi e Teatrit Skampa shënoi edhe shfaqjen e një dokumentarit të realizuar nga bashkia e Elbasanit, një dokumentar ky i cili rrëfeu rrugëtimin e teatrit, prej lindjes së tij e deri në shkrumbimin e 4 gushtit, por edhe rikonstruksionin e tij.
Flakët që shkrumbuan skenën 80-vjeçare të teatrit ngjallën jo pak indinjatë të artistëve, një pjesë e të cilëve i kishin kushtuar jetën kësaj skene, e të tjerëve që i kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për këtë skenë emblematike. Gjatë prononcimeve në media, ata do të shpreheshin se djegia e banesave të tyre do të ishte me pak e dhimbshme se shkrumbimi i Skampës. Zjarri që përfshiu godinën do të digjte plotësisht të gjithë platEne, lozhat dhe dhomat e artistëve.
Por tanimë kjo është një histori që do të mbetet pas, pasi skena 80-vjeçare është rikthyer.
Skena e njohur për akustikën, ndër më të mirat jo vetëm në vend por edhe Ballkan, prej nga doli një plejadë e tërë artistësh të teatrit, tanimë ju rikthye artistëve dhe artdashësve, dhe çelja e dyerve të këtij teatri u shënua nga ceremoni e denjë për këtë event dhe një koncert pjesë e të cilit qenë artistët elbasanas.
Përgatiti Anisa Ymeri
Shkrime të tjera me interes:
- Elbasan, vazhdojnë punimet për restaurimin e teatrit Skampa Elbasan – Më 5 gusht 2011 teatri Skampa ishte viktimë...
- “14 dhjetori”,emri i ri i sheshit përballë teatrit Skampa Elbasan- Sheshi para teatrit Skampa do të mbajë emrin 14...
- Rikonstruktohet “Teatri Bolshoi” në Moskë. Zgjati 6 vjet dhe kushtoi 700 milionë dollarë Rusi- Bolshoi Theatre, simbol i kulturës së botës ruse çel...