E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, mijëra emigrantë shqiptarë kthehen nga Italia

Gjatë 24 orëve të fundit në portin e Durresit kanë mbërritur 14 tragete, të cilët kanë sjellë 11.409 udhëtarë, shumica bashkëatdhetarë, që kanë vendosur të festojnë ndërrimin e viteve pranë familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. 

DURRES –Ashtu si emigrantët shqiptarë në Greqi edhe ata në Itali kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit në Shqipëri dhe jo vetëm. Për të qënë pranë familjeve në festën e Krishtlindjeve, mësohet se ka vazhduar edhe gjatë natës së Krishtlindjeve lundrimi i trageteve me udhëtarë nga portet italianë drejt Durrësit.
Gjatë 24 orëve të fundit në portin më të madh të vendit kanë mbërritur 14 tragete, të cilët kanë sjellë 11.409 udhëtarë, shumica bashkëatdhetarë, që kanë vendosur të festojnë ndërrimin e viteve pranë familjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Nga drejtoria portuale e Durrësit bëhet e ditur ditët e fundit numri i udhëtarëve që vijnë me tragete është rritur dhe që nga mëngjesi i ditës së mërkurë në 20 sportelet e kontrollit kufitar janë regjistruar në hyrje 8581 udhëtarë shqiptarë me 1937 autovetura dhe 2828 të huaj me 451 autovetura gjithsej.
Dje në portin e Durrësit kanë mbërritur nga Bari, Ankona dhe Trieste 9 tragete gjthsej, ndërsa mëngjesin e sotëm janë përpunuar tre tragete që ishin nisur natën e kaluar nga Bari. Ndryshe nga ndodh zakonisht ne doganat e Kapshticës dhe Kakavojës, nga Porti i Durrësit bëhet e ditur se nuk ka patur probleme dhe është përballuar me sukses përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›