E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon solidariteti i qytetarëve me gazetën “TemA”

Nga Tema

Dashamir Çokaj

Patolog

I nderuar z. Baze,

Dëshiroj të shpreh keqardhjen time për transformimin e kryeministrit Berisha në një person pa stabilitet emocional e mendor, ka humbur sensin e realitetit objektiv, si rezultat i drogave që merr për të mbajtur veten në funksion. Si makinë e prishur, Berisha po dëmton dhe poshtëron tani njerëzit që e sollën atë në pushtet. Ai ka humbur aftësinë e gjykimit të drejtë dhe me njerëzit e tij, po bëjnë sulme të pamoralshme kundër individëve me integritet, vetëm për t'i kullufitur edhe ata në makinën e tyre të stërmadhe të korrupsionit familjar dhe mafies ndërballkanike. Ai po synon të na përdorë përsëri.

Meqë e di se me dëshirë nuk shkojmë pas marrëzisë, ka kohë që ka filluar të përdorë forcën për të na detyruar me forcë.

Përkundër sulmeve dhe kanosjes për mbylljen e gazetës, Ju dhe gazeta “TemA” keni mundur të ruani një ekuilibër intelektual e profesional për t'u admiruar, që tregon edhe standardin tuaj moral përballë një frikamani që shfaqet si bishë e egërsuar dhe fshihet pas karriges për të kryer punë të liga, deri edhe përbaltjen morale dhe ndërhyrjen në çështjet familjare të njerëzve që mendojnë ndryshe nga ai, që janë realisht më të zgjuar se ai, që ia duan të mirën këtij vendi më shumë se ai, pavarësisht postit që ai ka sot. Si çdo gjë tjetër, as pushteti i tij nuk është i përjetshëm. Ai kujton se e ka sjellë Fazlliçi me mafien e tij në pushtet, por gabohet. Fazlliçi po korr paratë e paligjshme të këtij pushteti. Në pushtet e kemi sjellë ne Berishën, ne që kontribuuam për PD, ky popull që na besoi dhe na dha votën, e që duket se paskemi bërë një gabim të madh. Berisha paska qenë gënjeshtari dhe ngatërrestari më i madh në politikën shqiptare. Gazeta juaj ia ka nxjerrë në dritë fytyrën e tij të vërtetë tani, kjo është edhe arsyeja e harbutërisë së tij. Ai nuk paska qenë as demokrat, as atdhetar.

Uroj që diktati i tij dhe njerëzve agresivë rreth tij të përfundojë sa më parë.

Me respekt për guximin dhe punën tuaj të fisme,

Ligor Luarasi

SHBA

Si emigrant i ditëve të para, kur shpërtheu konserva në Shqipëri prej fermentimeve brenda saj, vazhdimisht ndjek median duke plotësuar vakuumin që krijon kurbeti për vatanin. Në këtë drejtim gazeta “TemA” ka thënë vazhdimisht të vërtetat për mjaft çështje. Kjo e bën atë gazetë interesante. Tani mësojmë se ashtu si dikur, presionet për të vazhdokërkan. Kjo, sepse E VËRTETA nuk thuhet shpesh, maskohet, shformohet. Në këtë drejtim “TemA” ka hedhur dritën e saj duke ndriçuar të vërtetën. E vërteta gjithashtu në mjaft raste nuk iu pëlqen kolltukofagëve. Kjo kohë ka ngordhur në Shqipëri, tjetër punë se nën rrogoz pengohet e vërteta. Të bindur se gazeta “TemA” s’ka asnjë mëkat ndaj dokumentacionit për të vazhduar punën e saj, kemi besimin se ajo gazetë do fitojë të drejtën për vazhdimësi.

Ju dërgojmë besimin tonë dhe inkurajimin tonë, bazuar në fuqinë që ka një punë e ndershme dhe e drejtë.

ishqip

ishqip@gmail.com

Stafi i website shtypidites.com solidarizohet me stafin tuaj në përpjekjen e vazhdueshme që bëni në mbrojtje të fjalës së lirë.

Arbër Behari

Unë jam një djalë i ri dhe një emigrant në Itali, prandaj dhe ndihma ime mund të jetë e vogël në këtë kontekst, por kam dëshirë t'ju shpreh solidaritetin tim ndaj jush, dhe familjes suaj.

Të jesh kundër një pushteti të plotfuqishëm si ai i Berishës, do të thotë në radhë të parë të ndodhesh vetëm! Në fund të një interviste ju deklaruat që “ç'ka ka bërë dhe ç'po bën Berisha nuk kam për ta harruar kurrë!” Shpresoj që ju mos ta harroni në të ardhmen, siç bëri z. Nikollë Lesi me gazetën e tij.

E ardhmja nuk mund të jetë Berisha dhe megalomania e tij. Koha do t'ju japë të drejtë, të jeni i sigurt për të, prandaj ju uroj fat dhe gjithashtu Gëzuar festat e fund vitit!

Sinqerisht,

Berat, gazetari Abedin Kaja vlerësohet me çmimin “Njeriu i Vitit 2008”

Gazetari Abedin Kaja (Kryetari i Degës së Unionit të Gazetarëve të qarkut Berat), është vlerësuar me çmimin “Njeriu i Vitit 2008”. Komisioni vlerësues i ngritur pranë Bashkisë Berat, që prej një muaj kishte shpallur garën për këtë çmim dhe u kishte kërkuar individëve dhe të gjitha organizatave që veprojnë në qytetin e Beratit të sillnin propozimet e tyre pranë komisionit të ngritur për vlerësimin e kandidatëve të propozuar. Ndër kriteret e vendosura komisioni vlerësues ka kërkuar që veprimtaria e kandidatit të jetë e rëndësishme dhe fitimprurëse për komunitetin, të cilit i përket, të shquhet për rezultate dhe integritet në komunitet. Gazetari Abedin Kaja është propozuar nga një grup intelektualësh të qytetit të Beratit, mes tyre shkrimtarë, poetë, artistë, gazetarë etj. “Nëpërmjet komenteve, analizave, opinioneve, shkrimeve të tjera historike dhe kulturore të botuara në mediat lokale dhe ato qendrore ai ka ndikuar pozitivisht në opinionin qytetar duke u bërë kështu jo vetëm zëri i qytetarëve, por edhe avokati i tyre mediatik. Shumë shkrime me tema historike dhe kulturore të shpërndara nëpërmjet internetit kanë qenë shërbimi më i mirë që z. Abedin Kaja u ka bërë qytetarëve dhe qytetit tonë. Krahas rezultateve pozitive ai është i respektuar dhe njeri me integritet në komunitet”, - thuhet në kërkesën e tyre. Komisioni vlerësues, pasi shqyrtoi të gjitha propozimet, i kaloi ato në votim dhe në përfundim të rezultateve të votimit gazetari Abedin Kaja është vlerësuar me çmimin “Njeriu i Vitit 2008”.

Me këtë çmim janë vlerësuar gjithashtu edhe mësuesi Llazar Fype, biznesmeni italian Damiano Pezzotti, administrator i ndërmarrjes “Center Seris”, si dhe administratorja e shkollës jopublike “Irfan Ngjeqari”, Berat. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të organizohet ditën e hënë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›