E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria vendi i tretë në Europë për çmimet më të lira

Një vëzhgim i Eurostat tregon se nivelet e çmimeve të këtyre artikujve në vendin tonë janë sa gjysma e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian. Vëzhgimi që ka nisur nga 2007 e në vijim, përfshin 2500 produkte konsumi apo shërbime. Në kategorinë e parë ku bëjnë pjesë 4 grupe mallrash si ushqimet dhe pijet jo alkolike, ato alkolike dhe duhanin, veshjet dhe këpucët Shqipëria ka një indeks të ulët nën 100, që është edhe mesatarja europiane e çmimeve në krahasim edhe me vende të tjera të rajonit. Në kategorinë e dytë të mallrave si energjia, mallrat elektronike apo dhe sektori i mobilimit, Shqipëria ka sërish çmimet më të ulëta që përbëjnë gjysmën e mesatares së vendeve të bllokut.
Siç shihet edhe nga grafiku vendi më i lirë mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian është Maqedonia e ndjekur nga Bullgaria, Shqipëria renditet e treta sipas listës së dhënë nga Eurostat, e ndjekur nga Bosnje Hercegovina dhe Serbia. Ndërsa përsa i përket vendeve më të shtrenjta të kontinentit, Danimarka renditet e para e ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›