Gjendet një kufomë në kilometrin e 27 Tiranë-Elbasan

00/00/0000 Gjendet kofuma e një personi të seksit mashkull në kilometrin e 27 të rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Lajmi është bërë i ditur dje nga policia kryeqytetase, të cilat sqaruan se kufoma është përcjellë menjëherë për në morgun e kryeqytetit, ku i është nënshturar ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes së tij. Deri tanimë ende nuk është bërë e mundur të identifikohet gjeneraliteti i tij, por dyshohet të jetë i moshës 35 vjeç, thonë burimet. Ndërsa janë njoftuar të gjitha komisariatet në kryeqytet dhe ato të Qarkut të Elbasanit për njoftimin e identitetit të ndonjë personi të seksit mashkul rreth të 35-ave, që është denoncuar si i zhdukur nga familjarët. Nga verifikimet paraprake nuk janë vërejtur shenja dhune, sqaruan burimet, por megjithatë pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore, përfunduan ato.