E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vjedh mjetet e lavazhit ku kishte punuar, arrestohet

00/00/0000  Akuzohet për vjedhjen e lavazhit ku kishte punuar për disa kohë më parë, arrestohet. Ylli Gjoni, 22 vjeç, nga Puka dhe me banim në Tiranë, është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga forcat policore të Komisariatit nr.6 në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhjen e një dyqani të vjedhur mbrëmjen e të enjtes. Sipas burimeve të policisë, brenda një dite është bërë e mundur të zbulohet dhe dokumentohet vjedhja e kryer nga 22-vjeçari Gjoni, i cili është vënë dje nën pranga. Burimet pohojnë se i arrestuari kishte vjedhur një lavazh në Pezë të Tiranës, pronë e Bashkim Muzhaqit. I prangosuri Gjoni kishte punuar për disa kohë në këtë lavazh. Por, pasi e kishte lënë këtë punë, duket se kishte piketuar më parë vendin ku pronari linte veglat e punës. Ai akuzohet se mbrëmjen e së enjtes ka shkuar dhe ka marrë mjetet me vlerë të lavazhit, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›