E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kapen me 5 kg drogë, u sekuestrohen hotele e shtëpi

00/00/0000  TIRANË – Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar të gjitha pronat e regjistruara në emër të katër të pandehurve, Besnik Braka, Tajar Leçini, Zamira Gjongecaj dhe Zamir Ferhati. Kërkesa për të sekuestruar pronat e të pandehurve, arrestuar gati dy javë më parë, pas kapjes së 5 kg drogë në shtëpinë e Zamira Gjongecaj, u bë para Gjykatës për Krime të Rënda. Mësohet se në emër të të pandehurit Besnik Braka, i cilësuar si kreu i grupit, ka qenë një hotel në plazhin e Durrësit. Pra, nuk kanë mbetur edhe të pandehurit e tjerë. Janë sekuestruar makina luksoze si dhe disa lokale të hapura në emër të tyre. Një “Mercedes” i prodhimit të vitit 2004, i cili është pronë e Besnik Brakës. Në përfundim të gjykimit, në rast se të pandehurit do të shpallen fajtorë, pronat do të kalojnë në favor të shtetit.

Ekspertiza

Asnjë prej të pandehurve nuk e ka pranuar akuzën e trafikut të heroines, edhe pse sasia e 5 kg drogë u kap në shtëpinë e të pandehurës Zamira Gjongecaj. Kjo e fundit ka nxjerrë pretendimin se është shtatzënë prej dy muajsh. Pikërisht për këtë qëllim ka kërkuar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda revokimin e masës së arrestit. Por prokurori Eugen Beçi nuk ka qenë dakord. Përfaqësuesi i akuzës i kërkoi gjykatës caktimin e një eksperti, me anë të cilit të vërtetojë faktin. Për akuzën, pretendimet e të pandehurës Zamira Gjongecaj janë të pabazuara, ndërsa një kërkesë e tillë është firmosur nga avokati Sajmir Visha. Gjyqtarja Flora Hajredinaj, pasi ka dëgjuar kërkesat e palëve, e ka shtyrë seancën në pritje të kryerjes së aktit të ekspertizës. Do të caktohet një mjek, i cili të saktësojë gjendjen e të pandehurës dhe nëse është apo jo shtatzënë. Prokuroria ka arritur në përfundimin se, sasia e heroinës u gjet në shtëpinë e të pandehurës Zamira Gjongecaj. Për të shkuar deri këtu, Prokurorisë i është dashur të bëjë survejim për një kohë të gjatë. Po kështu lidhjet mes tyre jënë përforcuar edhe pas kryerjes së përgjimit. Zamira Gjongecaj është vërtetuar se ka lidhje me kreun e grupit Besnik Braka, i cili ka mbi shpinë edhe akuzën e trafikut të fishekëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›