E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qeveria akordon fond 100 mijë lekë partisë së Karamelos

00/00/0000  Këshilli i Ministrave ka akorduar një fond prej 100 mijë lekësh Partisë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, si ndihmë financiare. Në kuadër të financimit të përgatitjeve për zgjedhjet, qeverisë i është dashur që të nxjerrë nga buxheti i shtetit dhe një shumë prej 75 milionë lekësh të reja, për mbulimin e shpenzimeve për përgatitjen e listave përfundimtare të zgjedhësve nga njësitë e qeverisjes vendore për zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Këshilli Ministrave e ka akorduar shumën e parave që do të marrin partitë për fushatën e tyre zgjedhore. Komisionit Qendror Zgjedhor do t'i jepet fondi prej 60 milionë lekësh të reja, për financimin e subjekteve zgjedhore, për fushatën e zgjedhjeve parlamentare 2005. Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›