PD prezanton kandidatët e Korçës

00/00/0000 Gramoz Pashko ndryshon zonën elektorale, nga Kruja në Ersekë
Berisha: "Kemi mbështetjen e Perëndimit për qeverisjen"
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka udhëtuar dje drejt qytetit të Korçës, ku ka prezantuar 5 kandidaturat që do të garojnë përballë kandidatëve socialistë në zgjedhjet parlamentare. Ritvan Bode, Gjergji Pendavinji, Ilir Rusmali, Edmond Spaho dhe kryetari i sindikatës së pedagogëve, Ismail Hoxha, janë emrat, të cilët Berisha ia ka prezantuar dje elektoratit korçar.
Berisha
Lideri demokrat Berisha është treguar i sigurtë për fitoren e opozitës në qytetin e Korçës, por dhe në të gjithë vendin. Sipas tij, programi i paraqitur nga PD-ja në Kuvendin Kombëtar është një ekspertizë ndërkombëtare e zhvillimit të vendit, dhe si pasojë opozita e ka të garantuar mbështetjen dhe bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar. “Projekti ynë ka shtyllë lirinë dhe ne do t'i nxjerrim shqiptarët nga spirali i dhunimit të votës, nëpërmjet zgjedhjeve të ndershme. Nano po përpiqet të rikthejë Dushkun, por do ta paguajë shtrenjtë. Lëvizja jonë do të garantojë lirinë e votës dhe ne jemi shumë pikë para tyre. Programi ynë është për ekspertizë ndërkombëtare dhe Brukseli ka padurim të madh për ardhjen tonë në pushtet", tha Berisha. Nga ana tjetër, kreu i PD-së u premtoi dhe një herë përpara pjesëmarrësve në prezantim se motoja e opozitës, në rast se do të fitojë zgjedhjet, do të jetë ajo e qeverisjes me "Duar të Pastra". Berisha premtoi gjithashtu çlirim të shoqërisë nga monopolet, si dhe rishikimin e ligjit për konfliktin e interesave.
Pashko
Ndërkohë që PD-ja me prezantimet e djeshme mbylli fazën e prezantimit të kandidaturave në qytetin e Korçës, burime në PD shprehen se ende nuk është vendosur për kandidaturën që do të garojë në qytetin e Ersekës. Burime në PD shprehen se në këtë qytet pritet të kandidojë Gramoz Pashko, një prej themeluesve të PD-së i rikthyer rishtazi në këtë parti. Të njëjtat burime shprehen se Pashko ishte parashikuar të kandidonte në një zonë në Krujë, por është tërhequr për të zgjedhur zonën numër 88, në Ersekë. Vetë Pashko, në një prononcim për "Metropol", shprehet se deri tani asgjë nuk është vendosur, pasi kandidaturat e deputetëve do të vendosen në Këshillin Kombëtar. Me vendosjen e Pashkos në Ersekë, PD-ja mbyll fazën e prezantimit të kandidatëve për Qarkun e Korçës. Me prezantimin e djeshëm shkon në shtatë numri i kandidatëve të prezantuar në këtë qark. Vetëm pak kohë më parë u prezantua si kandidatë në Pogradec, anëtari i KOP Eris Hoxha, ndërsa në Bilisht, mjeku Muhamet Hoxha.
Kandidatët e Korçës
Gjergji Pendavinji, zona 80
Ridvan Bode, zona 81
Ilir Rusmajli, zona 83
Edmond Spaho, zona 84
Ismail Hoxha, zona 82
Eris Hoxha zona 85
Muhamet Hoxha Zona 87