E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet një rrënjë kanabisi në arë, prangoset

 

POGRADEC - I gjendet një rrënjë kanabis në mes të arës, arrestohet pronari 23-vjeçari, Aranit Mekolli. Policia e Korçës njoftoi dje prangosjen e të riut, banor i fshatit Blacë të Pogradecit. Kontrolli i kryer në këtë zonë ka sjellë zbulimin e degës së kanabisit, duke çuar në arrestimin e Mekollit, me akuzën e kultivimit të tij. Përballë një rrënje droge në fshatin Blacë, 221 rrënjë të tjera u bllokuan në fshatin Krushovë të komunës Voskopojë. Besim Qose, një 37-vjeçar me banim në qytetin e Korçës, është arrestuar nga policia lokale si autori i kultivimit të këtyre bimëve. Policia që kishte sinjalizime për kultivimin e bimëve narkotike në një terren mjaft të thyer malor, në pyllin mbi fshatin Krushovë, ka mbajtur nën vëzhgim parcelën e mbjellë me bimë droge për të identifikuar edhe kultivuesin e tyre. Asgjësimi i bimëve narkotike është kryer nga policia brenda një pylli me pisha.                                        j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›