E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet pas 25 vitesh piktura e Auguste Renoir

Piktura që i përkiste piktorit francez Auguste Renoir është gjetur pas shumë vitesh, nga koha kur ajo ishte grabitur. Kështu karabinierët e Venecias gjetën në rajonin e tyre një tablo të piktorit të famshëm francez Auguste Renoir,  e cila ishte vjedhur në vitin 1984 në Romë, njoftoi dje agjencia AFP. Burime nga karabinieria e Venecias deklaruan në AFP se: "Një person nga qyteti Trevizo" rreth 20 kilometra në veri të Venecias, e bleu këtë pikturë, por më tej pati dyshime lidhur origjinën e saj. Blerësi u konsultua me listën tonë të veprave të vjedhura të artit dhe na njoftoi kur dyshimet e tij u përforcuan".Më tej oficeri italian shton se: "Bëmë të gjitha verifikimet, përfshirë ato me ndihmën e Interpolit dhe të policive franceze dhe angleze dhe vendosëm pa mëdyshje se tabloja, që përfaqësonte një skenë mitologjike, i përkiste me të vërtetë një familjeje romake të cilës i ishte vjedhur në vitin 1984". Sipas oficeri të karabinierisë italiane meqë blerësi aktual shprehej se ia kishte blerë pikturën një shitësi të objekteve të rastit, por nuk mund ta vërtetonte këtë, karabinierët e sekuestruan tablonë e piktorit impresionist (1841-1919), që do t'u kthehet së shpejti pronarëve të saj. Sipas një komunikate të karabinierisë së Venecias, tabloja është një pikturë në vaj me përmasa 29cmx30cm. Piktura e piktorit të famshëm francez Renior daton rreth vitit 1895.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›