Gjendet skeleti i lidhur me pranga, dyshohet për krim të komunizmit
Eshtrat e gjetura janë dërguar në laborator për ekzaminim, viktima dyshohet të jetë i seksit mashkull, i moshuar
* * *
Pas disa dekadash, dyshohet se një viktimë e komunizmit gjendet e varrosur në pronën e një banori të Sukthit, konkretisht në pusin e tij. Nuk u ka besuar syve fermeri Skënder Preza, kur pas gërmimeve për hapjen e një pusi zbuloi disa eshtra, si dhe një palë pranga të vjetruara. Një ekzekutim mjaft barbar, tipik i kohës së diktaturës, ku viktimës i janë prangosur duart. Një skelet njeriu, i lidhur në duar me pranga ka qenë panorama që i është shfaqur para syve. I tronditur për atë që i shihnin sytë, Preza ka konstatuar se ndodhej përpara një skene krimi. Bujku ka ndërprerë gërmimet për hapjen e gropës, duke lajmëruar me urgjencë sallën operative të policisë së Durrësit. Skeleti u gjet i lidhur në mes të një are, afro 4-5 metra nën tokë, pak kilometra larg katundit Sukth. Në vendngjarje mbërritën me urgjencë specialistë të kriminalistikës nga policia e Durrësit, të cilët duke gjykuar nga prangat e lidhura në gjymtyrë, arritën në konkluzionin se është zbuluar pas shumë dekadave një krim i vjetër. Madje krimi është i sofistikuar, pasi vrasësit e asokohe nuk kanë bërë vetëm ekzekutimin, por edhe fshehjen e gjurmëve, duke e varrosur trupin e pajetë disa metra nën tokë, me shpresën se e vërteta nuk do të zbulohej kurrë. Nga goditjet e makinerisë shpuese, që hapte pusin, skeleti është dëmtuar, ndaj mbledhja e copëzave të tij u krye në një thes të veçantë. Në bazë të gjykimeve të para dhe nga struktura e formuar e kockave, mendohet se viktima ka qenë e seksit mashkull dhe në moshë madhore. Por, sipas burimeve zyrtare policore, përgjigjen përfundimtare për seksin do ta japë Mjekësia Ligjore. Prangat, me të cilat ishte lidhur viktima, datojnë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, nga ato me të cilat ushtria pushtuese gjermane ishte e pajisur. Por, dyshohet se këto pranga mund të jenë përdorur më pas edhe në kohën e diktaturës. Për të gjykuar për vjetërsinë e këtij krimi janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore copëza skeleti, si dhe prangat, të cilat mbanin lidhur duart. Por, me një gjykim paraprak, mendohet se vrasja mund të jetë kryer afro 50-65 vite më parë.
Dyshimi
Burime nga policia hedhin dyshime se mund të jetë ndonjë krim i kryer nga komunizmi, por edhe ndonjë ekzekutim gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të hetuar këtë ngjarje policia u është drejtuar arkivave, historianëve, por edhe laboratorëve ku copëza të skeletit do t’i nënshtrohen ekzaminimit të ADN-së. Dekompozimi prej vitesh i kufomës ka zhdukur trupin, duke e bërë akoma më të vështirë mënyrën e ekzekutimit, të këtij personi. Zona përreth Sukthit e deri në fshatin Perlat ka qenë vend internimi gjatë komunizmit, ndërkohë që pak kilometra më tutje ndodhej kampi i përqendrimit nazist të Porto Romanos. Deri më tani këto janë dyshimet e grupit hetimor që mund të shpjegojnë këtë krim makabër. Policia do ta hetojë me shumë kujdes indicien e kësaj vrasjeje, pasi nga gërmimet e mëtejshme në kantier mund të ridalë në dritë edhe ndonjë varr masiv, konkluzion ky që nuk përjashtohet aspak nga hetuesit. Edhe më parë në këtë zonë janë gjetur eshtra të viktimave të komunizmit.