Gjendet trupi i 14 vjecarit u mbyt 1 jave me pare ne Erzen
DURRES- Gjendet në ujërat e lumit Erzen trupi i 14 vjecarit të mbytur një javë më parë në Shijak. Trupi i Metjon Dhimitrit 14 vjecarit të mbytur aksidentalisht, është gjetur mëngjesin e sotëm në brigjet e lumit Erzen pranë fshatit Rreth të Shijakut.
Burime te policisë bëjnë të ditur se trupi i pajetë i Dhimitrit u gjet rastësisht nga banorë të zonës. Metjon Dhimitri, 14 vjecari nga Tirana u mbyt një javë me parë në ujërat e lumit Erzen, ndërsa kishte shkuar te të afërmit e tij në fshatin Rreth. Policia konfirmoi se mbytja e tij kishte ndodhur aksidentalisht ndërsa ishte duke luajtur me disa bashkëmoshatarë. Kerkimet e polumbareve vijuan për disa ditë por nuk patën rezultat.
(s.g/BalkanWeb)