Gjendet trupi i katërt në lumin e Devollit
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjendet trupi i viktimës së katërt, që udhëtonte në furgonin me katër vetë që ra në lumin Devoll të shtunën. Uji i rrëmbyeshëm i lumit Devoll e kishte bërë të vështirë gjetjen e trupave, që humbën jetën në aksident. Trupi i shoferit Sogani është gjetur i fundit, duke finalizuar dje kërkimet e gjata për të nxjerrë nga lumi katër të rinjtë. Trupi i tij është gjetur në thellësi të ujërave të lumit Devoll, 15 km nga vendi ku ndodhi aksidenti, në zonën e quajtur Kodovjat. Mësohet se trupi i shoferit të furgonit ka qenë i dëmtuar dhe është gjetur nga banorët e zonës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të ditës së shtunë, në vendin e quajtur Mollë-Gra-Bollë, 45 km larg nga qyteti i Gramshit, pjesë e rrugës nacionale Gramsh-Korçë. Automjeti furgon me targë KO 1893 B, që drejtohej nga Elis Sogani ka devijuar nga aksi i rrugës, duke u rrokullisur në humnerë e duke përfunduar në dallgët e lumit të Grabovës së bashku me katër personat që ishin në të. Edhe pse kanë kaluar kaq ditë, deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë të makinës për shkak të reshjeve si dhe prurjeve nga malet, ujërat e shumta të lumit e kanë vështirësuar tej mase kërkimin e trupit të tij, ndërkohë që vështirësi ka pasur edhe për nxjerrjen e trupave të tjerë. Nga hetimet dyshohet që shkak i aksidentit të rëndë të ketë qenë shpejtësia si dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010