Prokuroria heq dorë nga Petrit Lici
Autori i Lajmit: Redaksia
Plot një vit pasi e kërkoi që të vinte si dëshmitar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, prokuroria heq dorë nga dëshmitari kryesor në gjyqin ndaj Bandës së Lushnjës, Petrit Lici, i njohur si njeriu që me pendesën e tij, fundosi Bandën e Lushnjës.
Prokurorët i thanë gjykatës se nuk e shohin të arsyeshme që Petrit Lici, aktualisht në liri dhe nën mbrojtje nga shteti të sillet në Shqipëri për të folur edhe për pjesën e dytë të bandës. Dhe për këtë, sipas organit të akuzës, do të merren në konsideratë çfarë ai ka thënë përgjatë muajve kur zgjati gjyqi ndaj pjesës së parë të kësaj bande.
I penduari i drejtësisë
Petrit Lici ka folur edhe për vrasjen e Artur Dajës në vitin 1998, koka e të cilit pas ekzekutimit u shëtit nëpër qytet dhe me të u luajt, madje futboll. Një ngjarje që tronditi Lushnjën dhe opinionin në vend dhe për të cilën janë marrë në gjykatë disa dëshmi. Në të njëjtën seancë gjykata kishte thirrur për të dëgjuar edhe dajën e Artur Dajës, Xhavit Cela. Por, dëshmitari ndryshe nga çfarë kishte thënë vite më parë në prokurori i ndryshoi thëniet. Në një dëshmi kontradiktore, daja i viktimës tha se nuk dinte nëse nipi i tij kishte vdekur apo ishte gjallë, nuk dinte se kush ja kishte vrarë dhe çfarë kishte ndodhur në të vërtetë me djalin e motrës së tij. Ndërsa, në 1995 në prokurori i moshuari kishte pohuar se nipin ja kishin vrarë pjesëtarë të Bandës së Lushnjës. Gjykata vendosi ti marrë të mirëqena të dyja dëshmitë kontradiktore me njëra-tjetrën. Po kështu, në gjykatë është folur është për ndryshimin e pronësisë për Lagunën e Karavastasë, ku sipas dëshmitarëve aksionerë në të, atyre u ishin paguar nga 60 mijë lekë për tu tërhequr nga aksionet.
Aldo Bare
Më i kërkuari i të ashtuquajturës Banda e Lushnjës, Aldo bare tashmë në dispozicion të gjyqësorit shqiptar, në seancat e fundit të zhvilluara në ngarkim të tij ka bërë dy kërkua përmes avokatit të tij. Strategjia e parë e ndjekur nga mbrojtja ishte shpallja e pavlefshmërisë së akteve nga ana e Prokurorisë dhe lirimin e kreut të bandës së Lushnjës. Kërkesa e dytë e mbrojtjes ishte gjykimi i shkurtuar, ku bare do ti shpëtonte kështu burgimit përjetë, të cilin e rrezikon. Të dyja kërkesat janë hedhur poshtë, e para nga gjykata, ndërsa e dyta nga prokuroria. Gjykata për gjykimin e shkurtuar pritet të shprehet në seancën e radhës.
Ky lajm është publikuar: 05/03/2010