E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, ndahen 24 apartamentet me kredi të butë

 

Këshilli bashkiak i Vlorës ka bërë ndarjen e apartamenteve sipas ligjit. LSI politizon çështjen e braktis mbledhjen

VLORË- Janë 24 apartamente banimi që duhet të ndahen për 141 emra dhe kjo ka sjellë dje reagime në këshillin bashkiak të Vlorës teksa problemi i strehimit ka zënë vendin kryesor në mbledhjen e radhës. Dhjetëra qytetarë të interesuar për strehim, për kredinë e butë dhe kushtet lehtësuese që ofrojnë 24 apartamentet, kanë mbushur ambientet e bashkisë, në pritje para sallës ku zhvillohej mbledhja, ndërkohë që fillimi i diskutimeve për strehimin, ka nisur me një deklaratë të bërë në emër të grupi të LSI. Sipas saj, bashkia nuk ka respektuar kërkesat e banorëve. Kësaj ankese i është bashkuar edhe një këshilltar i PSD dhe të dyja këto forca politike kanë braktisur mbledhjen e këshillit bashkiak. Ka qenë kryebashkiaku Gjika ai që ka replikuar ashpër dhe e ka komentuar reagimin e LSI dhe PDS-së, që sipas tij janë futur në qorrsokak politik. "Mua personalisht më vjen keq për ata nevojtarë që janë pas dere dhe prisnin votat edhe të këtyre këshilltarëve. Në këtë proces është zbatuar tërësisht ligji dhe ligji i ri dua të kujtoj se ka ndryshime me të vjetrin, ku qytetarët duhet të bënin vetëdeklarimin, proces ky që nuk mund ta bënte vetë administrata. Administrata nuk ka bërë absolutisht shkelje ligjore",- tha kryetari i baskisë, Shpëtim Gjika. Ndërkohë që kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Eltar Deda, e ka quajtur qëndrimin si një turp qytetar. Pas kësaj ka qenë nënkryetari i këshillit bashkiak që mori drejtimin e seancës, ku u vendos që lista e 24 familjeve që do të përfitojnë nga pallati i dytë te zona e ish- frigoriferit, të votohej gjatë mbledhjes.

Lista e personave qëfituan të drejtën e strehimit

Toto Ibraj

Gavrosh Veizaj

Viktor Shkëmbi

Vjollca Serjanaj

Tomorr Dervishaj

Muhamet Husa

Veli Nazaj

Baxhul Memaj

Spiro Kokthi

Selman Habazaj

Selim Matohitaj

Reiz Myrtaj

Skënder Bejkosalaj

Halem Stefani

Hedije Hymeraj

Muhedin Dervishaj

Ermal Sika

Luan Hodaj

Shkëlqim Jupi

Veli Shabani

Ylvie Hysaj

Agim Paja

Krenar Kapaj

Murat Kosova

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›