Gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në Vorë

Vendi i ngjarjes, foto arkiv
Trupi i pajetë i një personi të seksit mashkull është gjetur në një kanal anës autostradës së Vorës.
Policia bën me dije se viktima është shtetasi, Rizvan Peposhi.
Nga hetimet paraprake, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se dyshohet se viktima të jetë aksidentuar nga një makinë, e cila kalonte në këtë aks rrugor, e cila pasi ka kryer krimin ështe larguar nga vendngjarja, ndërkohë që vdekja mund të ketë ndodhur në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes. /E.L/