E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet vajza dhe i moshuari i zhdukur

Ishin larguar nga banesa, policia i kthehen te familjarët. Sipas burimeve zyrtare nga policia e Elbasanit, është bërë e mundur gjetja dhe shoqërimi i 17-vjeçares me inicialet M.K., lindur dhe banuese në fshatin Bujarës të Komunës Gjergjan, Elbasan. Adoleshentja ishte larguar rreth një muaj më parë nga banesa. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se vajza ishte larguar me të dashurin për të jetuar në Greqi, por ishte kapur në kohë dhe u kthye te familjarët. Gjithashtu nga ana e shërbimeve të Komisariatit Elbasan u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi i 73-vjeçarit Mark Mema, lindur dhe banues në lagjen "5 Maji" Elbasan, person ky i shpallur në kërkim policor tri ditë më parë për largim nga banesa. Sipas deklarimeve të marra, i moshuari ishte larguar me dëshirën e tij dhe sipas familjarëve është i sëmurë mendor.

Be.Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›