E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me drogë, në pranga 28-vjeçari

I gjendet drogë në banesë, prangoset një 28-vjeçar nga qyteti i Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, mësohet se Olsi Lesko, 28 vjeç, lindur e banues në lagjen "5 Maji" Elbasan, ka rënë në pranga, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë i janë gjetur dy pako të mbështjella me plastmas në formë të rrumbullakët, brenda të cilave gjendeshin 2.8 gramë drogë, që dyshohet të jetë heroinë. Mësohet se 28-vjeçari ka qenë i dënuar dhe më parë për veprën penale të vjedhjes. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Be.Dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›