Varfëria çon drejt vetëvrasjes 48-vjeçaren
Vdekja e bashkëshortit dhe kushtet e vështira ekonomike e kanë çuar një 48-vjeçare të tentojë vetëvrasjen. Mësohet se Z.B., nga fshati Gracë i Devollit, e mbetur e ve, e papunë dhe me dy fëmijë, ka kaluar në depresion dhe ka pirë bar miu për t‘i dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, kur gruaja është gjetur nga familjarët e burrit në gjendje të rëndë shëndetësore. Kanë qenë zhurmat që vinin nga dhoma e saj që kanë zgjuar të afërmit, të cilët kanë gjetur në afërsi të trupit të nënës së dy fëmijëve një shishe me bar miu. Burime të policisë kanë bërë të ditur se shkak për tentativën e vetëvrasjes janë bërë kushtet e vështira ku jetonte 48-vjeçarja pas vdekjes së bashkëshortit të saj, i cili ka ndërruar jetë një muaj më parë. Ajo është transportuar nga familjarët në spitalin civil dhe pas ndërhyrjes së mjekëve ka arritur të dalë nga gjendja kritike.
Ju.Dh.
Ju.Dh.