E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet vendndodhja e parave te Fajdeve

Qeveria kërkon të tërhiqen paratë. Vetem Gjallica, 60 milionë dollarë borxhe të pambledhura

Kryetari i Grupit Mbikëqyrës të Fajdeve, Bajram Malaj, në një intervistë të dhënë për gazetën “Korrieri”, nënvizon se për kreditorët do të ketë një koeficient të dytë më i lartë. Malaj shpjegon se në rritja e koeficientit nuk do të jetë vetëm për shkak të interesave më të larta që do të ofrojë një bankë tjetër, por edhe për shkak të shitjes së aseteve të kompanive huamarrëse dhe borxheve të debitorëve të huaj. Kryetari i Grupit Mbikëqyrës zbardh shumat dhe mënyrën e tërheqjes së borxheve që debitorë të huaj u kanë kompanive huamarrëse


“Korrieri” - Çfarë do të sjellë për kreditorët vendimi i qeverisë për depozitimin e parave të kompanive huamarrëse në një tjetër bankë?

Malaj - “Vendimi i qeverisë, nisur nga dëshira e mirë për të rritur interesat e kreditorëve, ka për qëllim të përzgjedhë bankën që ofron interesa më të larta, shërbim më të mirë, por njëkohësisht ka edhe garanci bankare. Theksoj që në fillim, që koeficienti shpallet me vendim qeverie dhe koeficienti aktual për kompaninë “Gjallica” është shpallur 2.47 për qind për çdo kreditor. Ndërsa interesat për të cilat bëhet fjalë bashkë me asetet e mbetura, të cilët nuk janë shitur, debitorët e pavjelë dhe të ardhurat e tjera do të përbëjnë një koeficient të dytë, që pritet të dalë në një kohë të ardhme. Këtu do të përfshihet edhe shtesa e interesave nga ndërrimi i bankës, pasi nga ne kërkohet një bankë që do të ofrojë interesa më të larta”.

-Në këtë koeficient të dytë do të përfshihen të gjithë kreditorët e 12 kompanive?

“Po, këtu do të përfshihen të gjithë këta kreditorë në raport me shumën e llogarive në bankë. Tani, për momentin, mund të them se shuma e parave të depozituara në bankë për kreditorët e kompanisë “Gjallica” kap vlerën e 10 milionë dollarëve, shumë kjo e cila do të shpërndahet pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe përzgjedhjes së bankës së re. Mund të them që miratimi sa më i shpejtë i ligjit do të sjellë shpërndarjen e menjëhershme të këtyre shumave”.

-Sipas jush, në çfarë mase do të jetë rritja e koeficientit të dytë të kreditorëve?

“Nuk do të ketë ndonjë rritje të ndjeshme, ajo do të jetë modeste, por mund të them që nuk do të jetë pa vlerë”.

-Sa kreditorë numëroni gjithsej?

“Janë 900 mijë kreditorë në të 12-të kompanitë. Për koeficientin e parë pjesor që tashmë është vendosur, duke përjashtuar këtu kompaninë “Gjallica” dhe kompaninë “Behno” dhe “Nahel”, kreditorët e tjerë sipas koeficientit të shpallur kanë tërhequr paratë në pjesën më të madhe”.

-Çfarë pasurish kanë mbetur ende pa shitur dhe kujt kompanive iu përkasin?

“Nga dokumentacioni ligjor i saktë që ne disponojmë, rezulton se ka ende pasuri të pashitura të kompanisë “Vefa”, asete këto të cilët pjesërisht janë në Tiranë, Vlorë, Fier, Korçë dhe të rralla janë pasuritë në Peshkopi, Rrëshen dhe Pukë. Bëhet fjalë për objekte të ndryshme, si magazina, dyqane, punishte, shtëpi banimi edhe vila. Po ashtu, duhet të pranojmë se, si rezultat i ndryshimit të tregjeve financiare, vlera e këtyre aseteve nuk do të jetë në vlera reale. Kjo edhe për shkak të rrënimit të këtyre pasurive. Po ashtu, asete të tjerë të cilët kanë mbetur pa shitur ka edhe kompania “Kamberi”. Por përveç pasurive të paluajtshme, kompanitë kanë edhe debitorë të huaj. I tillë është rasti i kompanisë “Gjallica”, e cila ka ende debitorë të huaj në Greqi; kompania “Sabo” në Itali, Turqi, Bullgari, të cilët kanë tërhequr vlera të konsiderueshme sipas kontratave të asaj kohe, por deri tani nuk është bërë e mundur tërheqja e këtyre parave. Bëhet fjalë për debitorë të huaj, të cilët drejtojnë një kompani biznesi apo dhe individë.

-Ju po thoni që ekzistojnë debitorë të huaj për kompaninë “Gjallica”. Sa është vlera e këtyre borxheve e pse nuk po arrijnë të tërhiqen paratë?

“Edhe pse janë të evidentuara shumat dhe personat e huaj të cilët rezultojnë debitorë të kësaj kompanie, arsyet e mostërheqjes janë të ndryshme. Fillimisht janë arsyet ndërshtetërore dhe ato ligjore. Nga ana tjetër, nuk duhet të harrojmë faktin që ka kaluar një kohë e gjatë dhe vështirësitë sa vijnë të rriten. Po ashtu, më duhet të them që në vitet e kaluara nuk janë bërë përpjekje serioze për ta realizuar këtë proces brenda afateve. Një faktor mjaft i rëndësishëm është se për kompaninë “Gjallica”, një pjesë e dokumenteve nuk kanë qenë të administruara prej nesh, dokumente këto që na janë vënë këtë vit në dispozicion dhe janë rivlerësuar debitorët dhe shuma e borxheve arrin në vlerën e 50-60 milionë dollarëve. Mund të them që dokumentet janë vlerësuar prej nesh dhe ata janë të saktë, po ashtu janë vlerësuar edhe nga një grup specialistësh të Avokaturës së Shtetit mbi kërkesën tonë dhe të kryeministrit. Kjo për t’u ditur vlera konkrete e tyre, por edhe mundësitë e tërheqjes së këtyre shumave”.

-Çfarë mënyrash atëherë do të zgjidhen për të tërhequr borxhet?

“Po shqyrtohen mënyrat për tërheqjen e këtyre parave duke nisur me hapjen e çështjeve gjyqësore apo dhe negociatat me vetë debitorët, që këto para të dorëzohen vetë prej tyre. Një mënyrë tjetër mund të jetë edhe një marrëveshje e qeverisë për të pajtuar një agjenci ndërkombëtare të specializuar për pastrimin e parave, e cila do të përzgjidhet me tender. Ky opsion është propozuar nga kryeministri. Por sërish duhet të theksoj se, në kohën e duhur do të gjykohet se cila do të jetë rruga me efikase&rd

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›