Gjendet zgjidhja për rikthimin e parave të “Cenajt” nga Greqia
Administratori përgatit dosje të re për ish-bosin, duke e kthyer në debitor. Fati i kreditorëve është në dorë të Gjykatës së Tiranës për vendimin që do të marrë
Laureta Rryçi
Tiranë - Administratori i firmës piramidale “Cenaj & CO” ka përpiluar dosje të re ndaj ish-bosit të firmës piramidale, Lefter Cenaj. Pas ekstradimit të tij në Shqipëri kjo duket se është e vetmja rrugë ligjore me anë të së cilës mund të kërkojnë rikthimin e parave që janë ngrirë nga Drejtësia greke. Kërkesa për njohjen si debitor në shumën 325 783 127 lekë është depozituar vetëm pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës dhe fati i kreditorëve është në vendimin e gjyqtares Anila Kristani. Kjo e fundit pritet të vendosë nëse do ta cilësojë debitor për këtë shumë Lefter Cenajn. Të njëjtat burime shpjeguan se kjo dosje është përgatitur pas ekstradimit të ish-bosit të kësaj firme piramidale. Duket se pa një vendim konkret të gjykatës paratë nuk mund të tërhiqen nga shteti grek drejt Shqipërisë.
Ekstradimi
Pas disa vitesh bashkëbisedime, ekstradimi i Lefter Cenajt nga Greqia u arrit vetëm në gusht të këtij viti, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën. 61-vjeçari është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit për 25.537 herë, duke e dënuar atë me 15 vjet burg, por për shkak të kërkesës për gjykim të shkurtër ka përfituar ulje të dënimit në masën 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet burg. Ai ra në prangat e policisë greke në janar të vitit 2000, ndërsa vuajti atje dënimin prej 8 vitesh për të njëjtën vepër penale, atë të mashtrimit. Bazuar në kërkesën e palës shqiptare, autoritetet greke mundësuan menjëherë ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin prej 10 vitesh burg.
Dënimi
Lefter Cenaj, ish-bosi i firmës piramidale me të njëjtin emër, është dënuar me 10 vjet heqje lirie. Kryetari i trupit gjykues, Elvis Kotini, e ka deklaruar fajtor nën akuzën e “mashtrimit në shuma të mëdha” ish-bosin e firmës piramidale, duke e dënuar me 15 vjet burg. Lefter Cenaj, i cili në atë kohë u gjykua në mungesë, është përfaqësuar nga avokati i tij mbrojtës, i cili kishte kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. Në këtë mënyrë ish-bosit të firmës piramidale “Cenaj” do t’i ulet një e treta, duke iu përmbledhur në 10 vjet heqje lirie. Prokurori i çështjes, Albert Demirneli, kërkoi për të 15 vjet heqje lirie. Lefter Cenaj akuzohet për mashtrimin e kreditoreve përkundrejt shumës prej 5 miliardë lekësh.
Kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për paratë
Çështja e ekstradimit të ish-bosit të piramidave, Lefter Cenaj, u kërkua pak muaj më parë nga qeveria shqiptare të shoqërohej edhe me vlerat monetare, asetet e konsideruara si produkte krimi dhe të sekuestruara nga shteti grek. Gjatë vizitës së ish-zëvendësministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, u argumentua se këto produkte krimi nuk i takojnë as qeverisë shqiptare dhe as asaj greke, por thjesht kreditorëve, shtetas shqiptarë, viktima të mashtrimit në formën e skemave piramidale. Gjatë diskutimit të delegacionit tonë u mor parasysh i gjithë dokumentacioni ligjor i detyrueshëm, si: neni 49 i Konventës dypalëshe; neni 20 i Konventës Europiane të Ekstradimit; Konventa Europiane për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit. Pala greke konfirmoi se çështja e dorëzimit të shtetasit Lefter Cenaj është miratuar nga Ministria e Drejtësisë, por ende është në proces në Gjykatën e Lartë të Athinës, pasi subjekti ka paraqitur ankimin për dekretin e Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e ekstradimit. Në lidhje me shumat e konfiskuara shtetasit shqiptarë Lefter Cenaj, Konstantinos Gletsos, sekretar i Përgjithshëm, kërkoi nga stafi i tij një informacion më të detajuar dhe sugjeroi që ky problem të diskutohej dhe me prokurorin e Athinës. Përsa i përket kësaj çështjeje, u ra dakord që një grup i përbashkët ekspertësh të fillojnë punën për gjetjen e modaliteteve dhe zgjidhjen ligjore sipas akteve ndërkombëtare në fuqi dhe legjislacioneve tona në fuqi. Gjithashtu, përveç çështjes “Cenaj”, me të njëjtën frymë u diskutua dhe çështja “Vavilis”. Për këtë u ra dakord që një kërkesë e palës shqiptare drejtuar autoriteteve greke do të jetë nxitje për dhënien e një informacioni të detajuar palës shqiptare mbi ecurinë e procesit gjyqësor, të shumave të konfiskuara dhe krijimit të një grupi të përbashkët për hetime të mëtejshme.
Shoqëritë që u kthyen në piramida
Shoqëria “M Leka” Mustafa Leka
Shoqëria “Silva” Pëllumb Shehu
Shoqëria “Global Foods” Gani Shehu
Shoqëria “Cenaj & Co” Lefter Cenaj
Shoqëria “Kamberi ShPK” Ferdinand Kamberi
Shoqëria “Vefa Holding” Vehbi Alimucaj
Shoqëria “Gjallica” Shemsie e Gani Kadria, Fitim Gërxhalliu
Shoqëria “Populli” Bashkim Driza, Adem Qepeni
Shoqëria “Xhaferri” Rrapush, Liman dhe Asllan Xhaferri
15 Tetor 2008