Petrit Vasili: “Plani i LSI-së për të ruajtur përfaqësimin në KQZ”
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së paralajmëron protesta popullore. Vasili: “LSI-ja do të realizojë aksion denoncues ndërkombëtar”
Shaban Sulçe
Propozimi i hedhur nën zë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike në negociatat për hartimin e Kodit të ri Zgjedhor për të lënë jashtë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve LSI-në, nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e LSI-së. Sipas tyre, nëse ndodh një gjë e tillë, ndershmëria e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të vihej seriozisht në dyshim, ndërsa votat e mijëra mbështetësve të saj në të gjithë Shqipërinë do të mbeteshin të pambrojtura dhe do të manipuloheshin. Për këtë arsye, Lëvizja Socialiste për Integrim ka planifikuar një aksion të gjerë politik, madje dhe me përmasa ndërkombëtare për të mbrojtur përfaqësimin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, në një prononcim për gazetën “Albania” deklaron se dy partitë e vjetra, PS dhe PD, duhet të maten mirë nëse vendosin që të ndryshojnë Kushtetutën sërish dhe të heqin përfaqësuesin e LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vasili deklaron se nëse ndodh një gjë e tillë, LSI-ja do të nisë një aksion të fuqishëm dhe pa kompromis. Ai paralajmëron se LSI-j do të organizojë protesta të fuqishme dhe se do të denoncojë këtë padrejtësi ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në çdo organizëm ndërkombëtar, duke filluar nga OSBE-ja deri në Shtëpinë e Bardhë apo Departamentin Amerikan të Shtetit. Sepse, siç thotë Vasili, misioni kryesor i LSI-së është mbrojtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri nga çdo plan apo intrigë djallëzore që synon prishjen e tyre.
Denoncimi
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi Ramën, Berishën dhe përfaqësuesit e tyre në komisionin parlamentar se po zvarrisin qëllimisht realizimin e reformës zgjedhore. “LSI-ja dënon bashkëpunimin kriminal PD-PS kundër zgjedhjeve të ndershme, që ka filluar që me bllokimin e qëllimshëm për një vit rresht të komisionit Rusmali-Islami, me heqjen e KQZ-së si institucion kushtetues dhe me bllokimin e vazhdueshëm e funksionimin e fshehtë, jotransparent dhe në kulisa të komisionit aktual famëkeq Rusmali- Xhafa”, - tha Vasili, i cili shtoi se LSI-ja nuk do të rreshtë asnjëherë së denoncuari pazaret me reformën zgjedhore. “Mijërat e qytetarëve shqiptarë e kanë të konfirmuar se nuk do të lejojnë kurrë që t’u vidhet vota, sepse e dinë shumë mirë që kjo do të thotë se do t’u vidhet liria, prona dhe siguria e vetes dhe fëmijëve të tyre. Për këto arsye LSI-ja do të jetë shumë e ashpër ndaj çdo tentative për manipulim dhe do t’i identifikojë Ramën e Berishën si armiq të votës së lirë dhe do t’i trajtojë si të tillë. Gjithashtu nuk do të hezitojmë për asnjë arsye që të denoncojmë inkriminimin e djeshëm dhe të sotëm, personal por edhe politik, të dënueshëm penalisht dhe moralisht, të personave të caktuar përfaqësues e drejtues të Partisë Socialiste në Komisionin e Reformës Zgjedhore, të cilët ashtu sikurse edhe më 3 korrik 2005, kanë përfituar mandate deputetësh duke shkelur e shpërdoruar detyrën, duke u mbështetur nga përfaqësues të malavitës shqiptare, të cilët tentojnë të vjedhin përsëri votat e shqiptarëve.
Faktori ndërkombëtar
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, deklaron se LSI-ja është e vendosur për të mos bërë kompromis me askënd në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai deklaron se aksioni denoncues i LSI-së do të jetë gjithëpërfshirës në rast se preken zgjedhjet dhe LSI-së do t’i mohohet e drejta për të administruar rezultatin zgjedhor. “LSI është e vendosur që të mos bëj asnjë kompromis, me askënd, në kurriz të zgjedhjeve dhe të lira e të ndershme. LSI-ja nuk do të lejojë që asnjë institucion ndërkombëtar, veçanërisht ato që kanë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për reformën zgjedhore, që të thonë që nuk u informuan për tragjeditë e zgjedhjeve, për destabilizimin shumë të rrezikshëm të vendit. Pa asnjë kompleks dhe me vendosmëri ua kemi bërë të ditur dhe do t’ua bëjmë shumë më qartë edhe Komisionit Europian, edhe Asamblesë së Këshillit të Europës, Shtëpisë së Bardhë, madje edhe Departamentit Amerikan të Shtetit”, - deklaron sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Protestat
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, paralajmëroi gjithashtu zhvillimin e protestave popullore për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. “LSI-ja do të jetë në krye të të gjithë protestave ndaj përgjegjësve të prishjes së zgjedhjeve Rama Berisha dhe së bashku me qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë të të gjithë Shqipërisë do t’ua djegë të gjithë skenarët ogurzinj për vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve. Protestat e qytetarëve që e urrejnë vjedhjen dhe manipulimin e votave të tyre, të udhëhequra nga LSI-ja, do të drejtohen në radhë të parë kundër fajtorëve kryesorë dhe të vetëm, Rama e Berisha, si mbështetës dhe frymëzues të drejtpërdrejtë të manipulimit e prishjes së zgjedhjeve. Manifestime të qytetarëve që duan votën e lirë do të bëhen edhe përpara institucioneve ndërkombëtare në Tiranë, Bruksel e gjetkë, me bindjen e palëkundur se ose do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri, ose Shqipëria nuk ka më nevojë për masakra të reja zgjedhore”, - tha Vasili.
6 Tetor 2008