E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e pacienteve, kontroll ilaceve

Te gjitha ilacet me te cilat jane trajtuar tete pacientet ne spitalin e Korces po i nenshtrohen analizave ne Qendren e Kontrollit te Barnave ne Tirane, per te verifikuar nese serumet apo te tjera medikamente kane qene te skaduara.

“Specialistet jane ngarkuar per ndjekjen e problemit. Do te behen verifikimet dhe ekzaminimet dhe pastaj do te arrihet ne nje konkluzion”, deklaron shefi i KBT, Bardh Spahiu.

8 paciente ne repartin e kardiologjise ne spitalin e Korces kane shfaqur probleme te menjehershme dhe shendeti i tyre eshte perkeqesuar sapo kane marre mjekimin. Mjeket kane hedhur dyshime tek serumi dhe uji fiziologjik. “Nje gjilpere beri ajo dhe me filluan ethet”, tregon nje paciente.

Ne qendren e analizave ne Korce jane gjetur elemente te huaj ne tretesin e perdorur per disa medikamente. Nderkohe, per analiza me te specializuara mostra te mjekimeve jane derguar ne Qendren e Kontrollit te Barnave ne Tirane, ku pritet te dalin konkluzionet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›