E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, pranga te kerkuarit per trafik droge

Policia e Shijakut ka arrestuar mbremjen e sotme nje person te shpallur ne kerkim per trafik droge.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave ne pranga ka rene shtetasi Astrit Keci, i denuar ne mungese me 14 vjet burg per kryerjen e vepres penale te trafikut te narkotikeve.

Burimet saktesojne se Keci u arrestua ne shtepine e tij pasi u mbajt per nje periudhe nen vezhgim dhe shtojne se ai u beri rezistence uniformave blu gjate arrestimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›