Butrinti, mund te kete te mbytur te tjere

Pas kerkimeve intensive polumbaret e RENEA-s dhe FNSH kane gjetur edhe dy viktima te tjera, te cilat deri ne verifikimin e plote nga familjaret dyshohen se jane Festim Hoxha dhe Amarildo Kuka nga Fieri.
Trupat e tyre u gjeten gjate kerkimeve per 17 vjecarin e zhdukur Ndricim Myftari, duke shtuar dyshimet se barka mund te kete patur me shume se 22 persona dhe ne liqen mund te kete te mbytur te tjere.
Zedhenesi i policise Klodian Branko konfirmoi se policia po haste me veshtiresine per te patur nje numer te sakte te te mbyturve, por nenvizoi se po bashkepunohet me te gjitha komisariatet ne vend per te marre informacion se cilet jane personat qe jane larguar ditet e fundit nga Shqiperia drejt Greqise.
Zedhenesi pohoi gjithashtu se eshte zbardhur edhe skema se si funksiononte grupi nga i cili dy jane te ndaluar dhe kater te tjere te kerkuar. “Rezulton se organizatoret dhe transportuesit jane Dashamir Mane, Brahim Madhi, Albert Gega, Bashkim Cena dhe Ahmet Mushi”, ka saktesuar zedhenesi.
Nderkohe, familjet e viktimave te kesaj tragjedie i ka ngushelluar edhe presidenti i Republikes. Ne mesazhin e tij, presidenti Topi iu shpreh familjareve te viktimave ngushellimet me te sinqerta per humbjen e papritur te te dashurve te tyre. “Me lejoni qe te jem prane jush ne keto momente dhimbjeje te thelle per familjet tuaja”, shkruan presidenti i Republikes. “Uroj qe te gjeni forcen e duhur per ta perballuar kete tragjedi qe na preku te gjitheve”, thekson kreu i Shtetit ne mesazhin e tij te ngushellimit.